Sfida e parë në histori, trajneri i Skocisë lëshon "alarmin"
Pëlqej
Skocia do të pres sonte në mbrëmje Kombëtaren Shqiptare ku do të përballen në në “Hamden Park” për Ligën e Kombeve.

Kujtojmë se kjo përballje është e para në historinë e këtyre shteteve dhee skuadrat nuk njihen me njëra tjetrën dhe për këtë priten shumë surpriza.

Skocia vjen pas një "shkatërrimi" në miqësoren me Belgjikën e cila i shënoi 4 gola.

Nga ana tjetër Kuqezinjtë morën 3 pikët e para në këtë kompeticion pas suksesit në “Elbasan Arena” me Izraelin dhe kjo e bën trajnerin e përfaqësueses skoceze Alex McLeish që të japë vlerësimin maksimal për kuqezinjtë e Panuccit dhe të "alarmojë" për të patur kujdes Kombëtraen e Skocisë.

“Shqipëria shënoi një fitore të rëndësishme në Shqipëri, kështu që ajo vjen me shumë besim këtu. Nuk është skuadër e dobët. kam luajtur kundër një skuadre shqiptare, Dinamos, në 1983 me Aberdeenin në Kupën e Kupave dhe ndeshjet ishin të ekuilibruara. Shqipëria ka në përbërje lojtarë të rrezikshëm si Taulant Xhaka, vëllai i Granit Xhakës që luan me Arsenalin dhe Zvicrës dhe lojtarë të tjerë që luajnë në kampionate të niveleve të larta. Ne duhet të zhvillojmë lojën më të mirë dhe të marrim fitoren e 3 pikët dhe mundësinë e kemi”, u shpreh Alex McLeish, trajner i Skocisë. /albeu.com/

Shtuar më 10/09/2018, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori