Sfida kundër Francës, Edi Reja: Do ta vendosim në vështirësi
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur për gjendjen e lojtarëve kuqezinj në prag të përballjes së diel kundër Francës.

Në një deklaratë për mediat, tekniku italian, tha se e njeh shumë mirë kundërshtarin dhe pikat ku pritet që ta vendosë në vështirësi.

Sipas Rejës, Shqipëria duhet të luajë mirë në mbrojtje dhe të shfrytëzojë rastet që do i jepen.

"Nuk mendoj se situacionet taktike janë deçizive. Deçiziv janë lojtarët dhe ajo që ata japin në fushë. Përsa i përket Roshit, ai luan gjithmonë në krah. Për të nuk është gjë jo e natyrshme. Ne kemi shanset tona ndaj Francës dhe çdo lloj kundërshtarët. Dimë se ku Franca do na vendosë në vështirë, por dimë dhe ku ne të vëmë në vështirësi Francën. Duhet të luajmë mirë në mbrojtje dhe të shfrytëzojmë rastet që na jepen përballë tyre".

Lojtarët që mungojnë?

"Kemi katër lojtarë që mungojnë. Cikalleshi, Abrashi dhe Xhaka për problemet muskulore. Por ky kontingjent lojtarësh na mundëson të kemi alternativa shumë të vlefshme për të zëvendësuar lojtarët që janë dëmtuar. Ata që do zbresin në fushë do jenë gati të përballojnë ndeshjen. Franca është ekip i fortë, por jo i pathyeshëm. Kemi planin dhe strategjinë tonë, që besoj ta shohë nesër në fushë".

Trajner i një Kombëtareje më parë, si Deshamp

"Në radhë të parë doja t’i bëja komplimente Deshampit, që është kampion bote dhe ka fituar çmim personal si trajneri më i mirë. Unë kam punuar me klubet, është një punë tjetër, duhet të kesh dhe një raport tjetër me mediat. Është diçka stresuese. Fola me Deshampin dhe më tha që është i kënaqur me punën e tij dhe më tha që nuk ka të njëjtin stres, si me Juventusin, që kërkohen rezultatet çdo javë. Më vjen keq që nuk erdha më parë, që të stërviteshim dhe të përballonim këtë grup që ishte i vështirë. Për të ardhmen premtoj që do të kemi rezultate më të mira, pasi kjo skuadër ka vend për përmirësim.

Kujtojmë që sfida mes Shqipërisë dhe Francës do të luhet mbrëmjen e së dielës në orën 20:45, në stadiumin "Air Albania".
Shtuar më 16/11/2019, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori