Sfida kundër Young Boys në Champions, këto janë rekordet që synon Ronaldo
Nuk ndalet sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo. Thuhet se portugezi do të jetë i gatshëm që të luajë në ndeshjen e fundit të UEFA Champions League kundër zviceranëve te Young Boys.

Lojtari i “Zonjës së Vjetër”, pritet të thyejë 3 rekorde të reja në këtë ndeshje. Portugezi ka arritur të shënojë 10 gola dhe ka dhënë 5 asiste për shokët e skuadrës në Seria A në sezonin e parë të tij për ekipin torinez.

Nëse Cristiano arrin të “shkundë” rrjetën në këtë ndeshje, kjo do të jetë skuadra e 33-të që ai do të shënonte në Champions. Gjithashtu nëse ai arrin të shënojë, ky do të ishte goli i 5000 për ekipin e Juventus dhe ky gol do të mbante “firmën” e “CR7”.

Ish-lojtari i Real Madridit ka arritur të shënojë vetëm 1 gol këtë sezon në Çempions, një shifër shumë e ulët kjo në krahasim me vitet e kaluara për portugezin.
Shtuar më 11/12/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori