Sfida Milan - Napoli u mbyll me sherrin Sarri-Biglia (VIDEO)


Pëlqej
Nuk ka qenë një ndeshje e qetë në “San Siro”, pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit Banti, që sinjalizoi fundin e sfidës së mbyllur 0-0.

Një “tufë” me futbollistë shkuan te stoli i Napolit ku ishte ndezur një debat i ashpër mes Maurizio Sarri, trajneri i Napolit dhe Lucas Biglia, mesfushori i Milanit.

Në këtë debat u përfshinë dhe Andre Silva, Jorginho, Coulibaly dhe Kessie.

Trajneri italian u ankua për sjelljen e Biglias ndaj Insignes dhe i tha "mos u merr me të", duke treguar gjatësinë e Insigne, "por merru me mua".

Gjithsesi, në dhomat e zhveshjes, Sarri ka shkuar të takojë Biglian dhe të dy dolën së bashku nga stadiumi duke biseduar qetësisht dhe u ndanë me një përqafim.

“Doja t’i shpjegoja një koncept, por në fillim ai nuk më kuptoi,” – sqaroi Sarri. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2018, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori