Sfida në Kupë kundër Lazios, vendimtare për Inzaghin
Fati i Filippo Inzaghit është i lidhur me ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Lazios. Lajmi jepet nga "La Gazzetta dello Sport", që shkruan se tekniku kuqezi është në rrezik serioz dhe sfida e së martës do të jetë vendimtare për fatin e tij.

Gjendja te Milani nuk është aspak e mirë dhe dje ka patur biseda të gjatë me Inzaghin.

Në rast largimi të tij flitet për një afrim të Mauro Tassottit ose Luciano Spallettit. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2015, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori