Sfidë brenda familjes, Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt përballë njëra-tjetrës
Pëlqej
Një ndeshje miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës mund të na surprozojë në ditët në vijim. Një përballje brenda familjes së madhe do të mund ta ndjekim edhte pse akoma nuk ka asgjë zyrtare.

Ukraina do të përballet me përfaqësuesen tonë, ndërkohë që për Kosovën duhet pritur, pasi nuk ka asgjë konkrete për momentin. Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, ka sqaruar se ku kanë ngecur negociatat.

"Kemi biseduar një herë, por jo për të gjitha detajet. Është e mundshme të luhet një miqësore kundër Shqipërisë, por nuk është ende asgjë konkrete. Shqipëria ka një ndeshje me Ukrainën dhe ne nuk e dimë se si do të procedojmë, meqenëse presim të luajmë një miqësore, nëse stadiumi i Prishtinës do të përfundojë. Jemi në dilema të mëdha, jo për shkak tonin, por për shkak të stadiumit”, sqaron Vokrri. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2018, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori