Sfidë Milan-Atletico per Cerci-n
Pëlqej
Robinho largohet dhe tashmë Adriano Galliani mund ti bëjë dhuratën e shumëpritur Pippo Inzaghit: sulmuesin e famshëm që luan në krah të djathtë. Të gjitha indiciet të çojnë te Alessio Cerci dhe në fundjavë pritet të ketë një takim në Forte dei Marmi mes Administratorit kuqezi dhe presidentit të Torinos Urbano Cairo.

Por problem për Milanin mund të jetë futja në garë e Atletico Madrid, i cili pas shumë shitjesh i është kthyer blerjeve.

Gjithashtu "Djalli" monitoron edhe Joel Campbell, por për momentin kostarikani është i pashitshëm për Arsene Wenger. Në tratativa mund të futet edhe Mario Balotelli. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori