Sfidon Flamurtarin, Partizani "kursen" tifozët
Partizani rikthehet të luajë në shtëpi pas një sezoni. Të kuqtë luajnë takimin e parë në "Selman Stërmasi" në këtë sezon dhe do ta bëjnë pikërisht përballë Flamurtarit.

Një kundërshtarë mjaft i lehtë në letër, por kuqezinjtë kanë treguar se nuk janë një kockë e lehtë për kundërshtarët. Ndërkohë, për takimin e së dielës, drejtuesit kanë njoftuar se kanë dalë në shitje edhe biletat për tribunat respektive të stadiumit.

Çmimi tavan është 1000 lekë të reja, ndërsa ai dysheme 300 lekë të reja, shifra të favorshme për një 90 minutësh mes dy skuadrave që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar.

Njoftimi i plotë i Partizanit:

"Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

BiletatTribunat: A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 1000 Lek (të reja)
BiletatTribunat: C1, C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek (të reja)
Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2 Tifozeria mike do të ketë në dispozicion Tribunat: H1,H2
Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e sotme e në vazhdim pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi". "-thuhet në njoftimin e klubit.

Takimi mes Partizanit dhe Flamurtarit do të luhet të dielën e 1 shtatorit në orën 19:00.
Shtuar më 30/08/2019, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori