Sfidon tifozin racist, kapiteni i ekipit mik i shkon poshtë tribune (VIDEO)
Racizmi godet sërish, por merr një përgjigje po aq të fortë sa një fitore në finalen e Champions League... Luhet Dijon-Amiens dhe kapiteni i ekipit mik, Prince Gouano, nuk duron më fyerjet raciste dhe gjestet e majmunit që një tifoz vendas i drejtonte.

Kështu, ndalon lojën dhe tregon me gisht ku ndodhet tifozi, duke i shkuar dhe duke i kërkuar llogari për motivin pse duhej të sillej në atë mënyrë... "Jemi të gjithë të njëjtë dhe këto njerëz nuk kanë të bëjnë me futbollin", u shpreh lojtari në fund të ndeshjes.
Shtuar më 13/04/2019, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori