Shahin i gatshëm të luajë
Fantazisti i Turqisë, Nuri Shahin nesër për herë të parë do të debutojë me ekipin e Real Madridit, në të cilin ka ardhur në merkatos së verës, ka bërë të ditur të shtunën ekipi spanjoll.

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinjo, ka thënë se Shahin është “i gatshëm të luaj” kundër Osasunës në javën 11 të La Ligës, që nis sot në orën 12:00, pikërisht me këtë sfidë.

Shahin te Reali ka ardhur nga Borusia Dortmund, me të cilën sezonin e kaluar fitoi titullin e Gjermanisë. por për shkak të një dmtimi në këmbën e majtë ende nuk ka debutuar me madrilenët.

Transferimi i lojtarit 23-vjeçar i kushtoi arkave të Real Madrid 0 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori