Shakaja pa kripë tërbon italianët, Mancini kërkon ndjesë
Një shaka pa kripë e Roberto Mancinit, trajnerit të Italisë, është bërë e madhe në vendin fqinj. Ai mendoi të bënte një postim në “Instagram, që nuk u prit mirë. Tekniku i njohur postoi një foto ku shfaqej një i sëmurë dhe një infermier, që bisedonin së bashku.

“Ke ndonjë ide se si mund të jesh sëmurur? Duke parë lajmet”, ishte komunikimi mes tyre, ndërkohë që komentet për postimin kanë qenë negative, sidomos tani që sërish në Itali numri i të infektuarve ka ardhur në rritje dhe frika për përsëritjen e asaj që ndodhi në mars është e madhe.

Trajneri Mancini është ndjerë keq dhe ka vendosur të reagojë dhe të sqarojë që postimin nuk e kishte bërë me qëllim të keq, ndaj edhe kërkon falje. “Thjesht shpërndava një ilustrim që dukje se e largonte dramën nga një moment kaq i komplikuar.


Kjo është e gjitha. Nuk kishte asnjë mesazh të nënkuptuar dhe nuk kisha qëllim për të treguar mungesë respekti ndaj atyre që janë të sëmurë, ose viktimave të COVID-19. Nëse kjo është ajo që ka ndodhur, atëherë unë kërkoj falje”, shkruan Mancini në reagimin e tij.
Shtuar më 23/10/2020, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori