Shakira-Pique, basketboll dhe...puthje (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në Spanjë po zhvillohet Kampionati Botëror i Basketbollit dhe një rast i tillë nuk mund ti shpëtonte nga duart mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique. I shoqëruar nga partnerja e tij Shakira, katalanasi ka ndjekur në pallatin e sportit të Barcelonës duelin mes Sllovenisë dhe SHBA-ve.

Çifti, që përflitet se pret fëmijën e tyre të dytë, dukej shumë i lumtur ku nuk kanë munguar as puthjet.

Pique nuk u grumbullua nga Vicente del Bosque për ndeshjen eleminatore ndaj Maqedonisë, por kjo duket se nuk ka ndikuar aspak te shtatlarti katalanas. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori