Shakohoxha tregon sa duhen paguar për të transmetuar Champions Leaguen
Pëlqej
Dritan Shakohoxha ka folur kostot e Uefa Champions League . Shako gjithashtu tha se blerja e të drejtës së transmetimit në Champions ka kushtuar shumë.

“Në fillim kur transmetonim ndeshje, në sfond ishte edhe zëri i një komentatori italian. Atëherë ishte shumë problematike sepse të gjithë thonin ‘Shumë flet ti, ule zërin të dëgjojmë italianin’. Tani që blihen ndeshjet me miliona euro, kjo duket sikur ka ndodhur para 2 mijë vjetësh, por në fakt pak vite më parë ka ndodhur. Telearbëria bleu për herë të parë një ndeshje futbolli , një ndeshje të Kombëtares shqiptare Lituani-Shqipëri, e bleu 5 mijë dollarë. Më pas televizioni Klan bleu për herë të parë një ndeshje të Champions League, 30 mijë dollarë. Atëherë u ble 30 mijë dollarë e drejta televizive për gjithë vitin, kurse tani 30 mijë dollarë është vetëm 1 ndeshje”, tregoi Shakohoxha.
Shtuar më 17/12/2017, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori