Shala, gol dhe asist
Pëlqej
Sulmuesi talentuar 22 vjeçar në mesditë ka marrë lajmin se është grumbulluar nga trajneri De Biazi për ndeshjen eliminatore ndaj Portugalisë, dhe menjëherë ja ka shpërblyer besimin trajnerit italian me një gol dhe një asist.

Skuadra e tij, Odd Ballklub, luante në transfertë ndaj Sarpsborg 08, dhe Shala tregoi përsëri formën e mirë që është duke kaluar, duke dhuruar një asist për shokun e skuadrës Jone Samuelsen që shënoi golin e barazimin 1-1 në minutën e 20-të të ndeshjes, përpara se të shënonte golin e barazimit final 2-2 në minutën e 79-të për ti dhuruar një pikë skuadrës së tij në këtë transfertë të vështirë.

Ky është goli i gjashtë këtë sezon për Herolind Shalën, me skuadrën e tij Odd që pas 22 javësh kampionat gjëndet në vendin e dytë të renditjes vetëm 5 pikë larg kryesuesve të Molde.
Shtuar më 30/08/2014, ora 21:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori