"Shanset që unë të luaj në Botëror, janë shumë të mëdha"
Pëlqej
Zlatan Ibrahimoviç ka shënuar sërish me ekipin e tij Los Anxhelos Galaksi, duke i dhënë 3 pikët në “derbin” kundër Shvajnshtaigerit.

Goli i tij rezultoi vendimtar, pasi në ndeshjen kundër Chicagos nuk pati më gola të tjerë. Me këtë fitore, skuadra e Ibrës ka arritur të marrë vendin e dytë.

Por, interesante është deklarata e tij në rrjetet sociale pas këtij goli dhe pas momentit pozitiv që duket se po kalon. Ibrahimoviç ka shumë dëshirë që të luajë në Botëror dhe do të jetë shansi për ta mbyllur si një hero për Suedinë, futbollin e niveleve të larta.

“Shanset që unë të shkoj në Botëror, janë shumë të larta”, ka thënë Ibrahimovic, duke e shkruar këtë gjë në gjuhën suedeze. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori