Shaqiri: Besim reciprok me Bayernin, nuk iki
Pëlqej
Birra, autografe dhe foto me tifozët. Xherdan Shaqiri dhe Holger Badstuber ishin të ftuarit e nderit e një eventi promovues në një lokal në Manhatan, ku tifozët e Bayern Munchen ishin të pafund, njëlloj si në Gjermani e në të gjithë botën. Edhe njëherë, mesfushori me origjinë shqiptare nuk mundi t’i shmangej interesimit se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, por për Shaqirin, asgjë nuk do të ndryshojë, të paktën për momentin.

"Kam një kontratë deri në vitin 2016 dhe do të jam maksimumin për sa kohë do të jem te Bayerni. Klubi beson te unë dhe unë besoj te klubi, pra me pak fjalë nuk kam ndërmend të largohem", është shprehur Shaqiri.

Janë të shumtë klubet që kanë shfaqur interes për shërbimet e çmuara të Shaqirit, mes të cilëve Juventusi, Liverpooli e Roma. Drejtori sportiv i bavarezëve, Matthias Sammer vazhdimisht ka insistuar se 22-vjeçari është pjesë e planeve të Pep Guardiolës, ndryshe nga Kroos dhe Mandzukiç që u larguan drejt Madridit. /lbeu.com/



Shtuar më 02/08/2014, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori