Shaqiri debuton me Interin, barazim pa gola me Empolin (VIDEO)
Interi nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në fushën e Empolit.

Me këtë rezultat, Inter ruan pozitën e mesit të tabelës.

Inter shkon në kuotën e 26 pikëve, ndërsa Empoli në kuotën e 19 pikëve.

Në këtë ndeshje u aktivizua edhe Xherdan Shaqiri, i cili u fut në lojë në minutën e 74-ërt të takimit.

Ndërsa, për Empolin është aktivizuar edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj.

Lojtarët e Empolit kanë patur raste të mira për shënim, por pa mundur të finalizojnë në gol./albeu.com/

Shtuar më 17/01/2015, ora 19:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori