Shaqiri: Do doja t'a shihja Shqipërinë në Botëror
Pëlqej
Pas përfundimit të takimit Shqipëri-Zvicër, anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka deklaruar se ndjehet i lumtur për kualifikimin e Zvicrës, por do të kishte dëshirë që edhe Shqipëria të kualifikohej në Botëror.

“Ka qenë ndeshje e rëndësishme për ne. Kombëtarja shqiptare e ka ekipin shumë të fortë, por ne kemi ardhur për fitore dhe ia arritëm. Jam shumë i lumtur për kualifikimin”, ka deklaruar Shaqiri.

I pyetur nga gazetari për tensionet me disa futbollistë në fushë dhe se si ndjehej pas koreve fyese të tifozëve Kuq e Zi, Shaqiri është përgjigjur:

“Nervoziteti i lojtarëve në fushë dhe i tifozëve në tribuna ishte normal. Çdo lojtar dëshiron të fitojë. Unë kam dashur që Shqipëria të dalë e dyta nga Grupi E dhe të shkojë në play-off, por...”, përfundoi Shaqiri. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2013, ora 00:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori