Shaqiri: Do të luftojmë deri në fund që t'i shpëtojmë rënies nga liga
Xherdan Shaqiri ka insistuar se Stoke City ende beson se mund ta shmangë rënien nga liga elitare angleze edhe pse vazhdimisht ndodhet në zonën e rënies në tabelën e klasifikiit.

“Kemi edhe katër ndeshje dhe besimi nuk na mungon”, ka thënë Shaqiri për Sky Sports pas barazimit 1-1 kundër West Hamit të hënën.

“Duhet t’i fitojmë tri ndeshje. Dy ndeshje i kemi në shtëpi e dy në udhëtim. Nëse i fitojmë dy në shtëpi dhe një në transfertë, mbase do të mbijetojmë në Premier League. Besojmë deri në fund”, shtoi Shaqa.

Shaqiri e ka nënvizuar rezultatin ndaj West Hamit si një përmbledhje të përshtatshme të sezonit të tërë të Stoke.

“Kjo është hera e parë për mua [në luftë për mbijetesë], por kemi lojtarë të mëdhenj të cilët duhet të luajnë mirë në këto ndeshje. Duhet të luajmë më mirë”, theksoi ai.

Me katër ndeshje të mbetura, Stoke është e parafundit në tabelë me 28 pikë, aq sa ka edhe Southampton në vendin e 18 dhe Swansea në vendin e 17-të. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori