Shaqiri: Dua edhe pak kohë që të tregoj kualitetet e mia
Mesfushori i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri është shprehur se i duhet më shumë kohë për tu ambientuar me këtë skuadër ndërsa shpreson që në ndeshjet e ardhshme të luajë më shumë minuta.


"Dua edhe pak kohë që të tregoj kualitetet e mia. Unë nuk dua të shkatërrohem në këtë kohë, por shpresoj së do të kem më shumë minuta në ndeshjet e ardhshme", ka thënë përfaqësuesi shqiptar i Zvicrës. Kosovari i lindur në Gjilan u transferua këtë verë nga Baseli i Zvicrës tek gjiganti gjerman. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2012, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori