Shaqiri: Dua të fitoj tituj me Liverpoolin
Pëlqej
“Dua të fitojë tituj me këtë skuadër”, këto ishin fjalët e para të Xherdan Shaqirit pasi që është zyrtarizuar si lojtar më i ri i Liverpoolit.

Shaqiri ka treguar në intervistën e tij të parë arsyet pse ju bashkua Liverpoolit, tri vite pasi që ai kishte refuzuar që të shkonte në "Anfield Road".

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ky është një klub i madh me një histori të madh, më lojtarë të mëdhenj dhe një trajner fantastik. Kështu që jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që jam këtu”, ka thënë ai për ueb-faqen zyrtare të klubit.

“Si lojtar ju dëshironi të jeni në skenën e madhe të futbollit. Para disa viteve dëshiroja të vija por nuk ndodhi. Jam shumë i lumtur që me në fund jam këtu. Dëshirojë që ta tregojë vetveten, dua të jap më të mirën dhe dua të fitojë tituj. Për këtë jam këtu”, përfundoi Shaqiri. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2018, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori