Shaqiri: Duhet të jemi më optimistë
Pëlqej
Liverpooli triumfori 3-1 në transfertë ndaj Burnley duke mbajtur hapin e Manchester City në garën për titullin kampion, shkruan Albeu.com.

Në këtë sfidë ishte protagonist dhe Xherdan Shaqiri teksa shënoi golin e 3 në limitet e kohës së rregull. Pas ndeshjes ai deklaroi:

Ne nuk ishim të përsosur, por në pjesën e dytë bëmë punë shumë më të mirë dhe arritëm ta menaxhojmë ndeshjen shumë mirë dhe i shënuam tri gola. Duhet të jemi të guximshëm në ndeshje të tilla”.

“Ne e dimë se ne do ta kemi posedimin e topit, por natyrisht, nuk u mbrojtëm mirë. Ata shënuan gol, nuk e di nëse ishte faull në portierin apo jo, por ata vendosën që goli ishte i rregullt. Ne qëndruam të qetë, e menaxhuam ndeshjen dhe në fund e merituam fitoren”.

“Ishte e rëndësishme t’i marrim tre pikët këtu, e dimë se kjo gjë nuk është e thjeshtë, kështu që në fund jemi të lumtur. Është gjithmonë e vështirë të luash këtu, kam luajtur edhe me Stoke këtu dhe ishte një ditë e ftohtë dhe me shi, kështu që nuk ishte një ndeshje e thjeshtë, por ne e merituam fitoren”. /albeu.com

Shtuar më 06/12/2018, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori