Shaqiri dy herë kampion Europe pa luajtur asnjë minutë
Xherdan Shaqiri është shpallur kampion i Evropës për të dytën herë në karrierë, pasi që skuadra e tij, Liverpooli, triumfoi ndaj Tottenhamit me rezultat 2:0 në finalen e këtij edicioni të LigësKampionëve.

Liverpooli u tregua shumë i fortë për rivalin e Premierligës, Tottenhamin, në finalen që sonte u zhvillua në stadiumin "Wanda Metropolitano". Mohamed Salahu dhe Divock Origi e shënuan nga një gol për t’ia siguruar klubit të tyre trofeun e gjashtë në histori.

Ky sukses i Liverpoolit bën që Xherdan Shaqiri ta shtojë edhe një tjetër medalje të artë të LigësKampionëve në kabinetin e tij.

27-vjeçari e kishte shijuar ndjenjën e të qenit kampion i Evropës edhe në vitin 2013, kur me Bayern Munichun e mposhti Dortmundin në finalen e LigësKampionëve. Në atë kohë, Dortmundi drejtohej nga Jurgen Kloppi.

Megjithatë, këtë vit, për dallim nga viti 2013, edhe Kloppi e edhe Shaqiri e mbyllën sezonin e LigësKampionëve me buzëqeshje në fytyrë.

Por, një rekord që mund të mos i pëlqejë edhe aq shumë përfaqësuesit zviceran me prejardhje nga Kosova është që trajnerët e tij nuk ia kanë besuar asnjë minutë lojë në këto dy finale. Ai mbeti në stol për të gjithë ndeshjen edhe në vitin 2013 e edhe sonte.

Por, përkundër që nuk e luajti asnjë minutë, Shaqiri do të pajiset me medalje të artë pasi që kishte kontribuar për Liverpoolin gjatë fazave paraprake, si në ndeshjen kthyese kundër Barcelonës, kur kishte qenë titullar
Shtuar më 01/06/2019, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori