Xherdan
Shaqiri e Granit
Xhaka janë votuar ndër futbollistët beqarë më të pashëm të Bundesligës. Në një sondazh që ka hapur gazeta më e madhe gjermane "Bild", dy yjet kosovarë, ai i Bayern Munchenit,
Shaqiri, dhe ai i
Borussia Moenchengladbachut,
Xhaka, kanë marrë nga gjashtë për qind të
votave dhe kjo u ka mjaftuar atyre të pozicionohen në pozitat dy dhe tre.
Sondazhit i prin sulmuesi i
Borussia Dortmundit, Mario Gotze, që ka fituar 11 për qind të
votave.
Lewis Holtby i Schalke 04, po ashtu ka marrë gjashtë për qind të
votave nga lexuesit e gazetës gjermane, sa edhe
Shaqiri e
Xhaka, ndërkohë që pesëshen e parë e kompleton futbollisti i Bayern Munchenit, David Alaba, me pesë për qind.
Shtuar më 25/10/2012,
ora 18:51