Shaqiri i mrekullueshëm, Liverpool fiton derbin ndaj Manchester United (VIDEO)
Pëlqej
Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme në derbin ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit me rezultatin 3-1 në “Anfield Road”.

Skuadra e Jurgen Klopp shënoi golin e parë në minutën e 24’ me anë të Sadio Manes, kurse Jesse Lingard barazoi rezultatin në minutën e 33’ pas një gabimi të portierit Alisson Becker.

Xherdan Shaqiri u inkuadrua në ndeshje në minutën e 70’ dhe shënoi golin në minutën e 73’.

Mbas shtatë minutash Shaqiri shënoi golin e dytë personal.

Pas kësaj fitore Liverpooli ka marrë kreun e tabelës me 45 pikë, një më shumë se Manchester City, dhe vazhdon me ecurinë e shkëlqyer pa humbje pas 17 ndeshjeve.
Shtuar më 16/12/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori