Shaqiri i zhgënjyer nga zgjedhjet e Guardiolës
Pëlqej
Bayern Munchen e nisi me fitore sezonin e ri në Bundesligë, megjithatë bavarezët shfaqën probleme në lojë ndaj Wolfsburgut për shkak të mungesave të shumta në formacion. Edhe pse Pep Guardiola ishte i kushtëzuar në zgjedhjen e 11-shes titullare, Xherdan Shaqiri nuk u aktivizua nga minuta e parë, por u hodh në fushë në të 62 si zëvendësues i Mario Gotzes.

Vendim ky që nuk i ka pëlqyer futbollistit të lindur në Gjilan, por që nuk mund të diskutohet.

"Më duhet ta pranoj këtë vendim, edhe pse nuk mund ta fsheh që jam i zhgënjyer që nuk isha pjesë e formacionit titullar", është shprehur Shqiri.

A është ky një sinjal që 22-vjeçari kërkon të largohet nga Bayerni? "Nuk dua të flas për merkaton, mjaft është thënë deri tani".

Liverpool, Monaco, Atletico Madrid dhe Juventus kanë shfaqur interes per te, por nuk kanë gjetur terrenin e përshtatshëm për ta shkëputur nga kampionët e Bundesligës. Gjithsesi merkato mbetet e hapur deri më 31 Gusht, pra ka mjaftueshëm kohë për ta parë Shaqirin larg Bavarisë. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori