Mesfushori nga
Kosova,
Shaqiri do të largohet nga
Stoke City gjatë afatit kalimtar të verës, madje shqiptari nga
Kosova ka edhe një klauzolë largimi.
Në kontratën e Xherdanit me
Stoke Cityn, është një klauzolë që e lejon gjilanasin të largohet nga klubi për një shumë relativisht të ulët prej 14,5 milionë euro.
West Ham United, Everton, Neëcastle United, Huddersfield dhe Southampton janë skuadrat angleze që kanë shprehur interesim për Xherdanin. Madje edhe Roma në Itali.
Ndërkohë në Bundesliga është Borussia Dortmund që mbetet e interesuar për transferimin e Shaqirit. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2018,
ora 14:50