Shaqiri: Kam qarë për Brazilin, por nuk qaj nëse humb me Zvicrën
Xherdan Shaqiri, ka rrëfyer se është tifozë i zjarrtë i Kombëtares së Barzilit madje edhe ka qarë për këtë skuadër.

Shaqiri ka thënë se nuk i mbajti dotë lotët kur Brazil ka humbur finalen e Kupës së Botës nga Franca në vitin 1998.

E ndeshjen e parë në botëror, Shaqiri do ta ketë kundër Kombëtares së tij të preferuar, kundër Brazilit.

“Ndoshta ata kanë humbur disa nga vlerat e tyre viteve të fundit shkaku i mungesës së suksesit”, ka thënë Shaqiri.

"Unë kam qarë kur Brazili humbi finalen në Francë dhe Ronaldo u lëndua. Kam dashur fanellat e Ronaldos për ditëlindje, ai ka qenë gjithmonë lojtari im favorit” ka shtuar më pas ai.

“Unë ende jam një tifoz i Brazilit, por nuk do të qaj nëse ata humbasin ndaj Zvicrës” është shprehur më pas Shaqiri. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2018, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori