Shaqiri, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave
Xherdan Shaqiri konsiderohet që tani legjendë e Zvicrës. Edhe pse vetëm 22 vjeç, futbollisti me origjinë shqiptare që mbron ngjyrat e helvetëve, perceptohet si një nga më të mëdhenjtë e futbollit zviceran. Prestigjiozja "Blick" ka hapur një sondazh ku u kërkohet lexuesve të saj të votojnë për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave të kombëtares së Zvicrës, ndër të cilët rreshtohet edhe mesfushori i Bayern Munchen.

Rezultatet e para të sondazhit janë impresionuese për lojtarin e lindur në Gjilan të Kosovës: 25.5% të të anketuarve kanë votuar për Shaqirin, që është ndjeshëm i shkëputur nga rivalët e tjerë, madje tendenca është që diferenca aktuale të thellohet edhe më tej.


Shaqiri ka rezutuar lojtari kyç i përfaqësueseses së Zvicrës gjatë eliminatoreve të Brazil 2014, por ç’është më e rëndësishmja po ndjek gjurmët e më të mëdhenjve edhe në finalet e këtij turneu. Falë tregolëshit të tij ndaj Hondurasit, helvetët siguruar kualifikimin në 1/8 e Botërorit, ku do të përplasen me Argjentinën.

Sigurisht që amerikano-jugorët, të udhëhequr nga Lionel Messi janë më të favorizuar për të kaluar në çerekfinale, megjithatë me një lojtar si Shaqiri në skuadër mund t’i shkaktojë panik formacionit të Sabellas. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2014, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori