Shaqiri zhgënjën ndaj Leicesterit
Kanali i njohur në mbarë botën "ESPN", ka publikuar vlerësimet e lojtarëve për ndeshjen e djeshme të Liverpoolit, ndaj Leicesterit e cila përfundoi 1-1. Por ky kanal vlerësoi me notën më të ulët Xherdan Shaqirin, shkruan Albeu.com.

Shaqiri e nisi titullar ndeshjen dje por zhvilloi një paraqitje të dobët teksa ai mori notën 4 u duke u zëvedësuar më pas në minutën e 67 nga Jurgen Klopp.

"I kishte 67 minuta me të vërtetë të qeta. Ai duhet t’i rikthehet formës së tij, të cilët e kishte shfaqur në fillim të sezonit dhe që ia kishte bërë të vështirë Kloppit ta linte atë jashtë skuadrës”, shkruan ESPN. /albeu.com/


Shtuar më 31/01/2019, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori