Shaqiri me shokë darkojnë me Mancinin (FOTO LAJM)

Frymë e re te Interi që pas ardhjes së Roberto Mancinit në krye të stolit. Dje në mbrëmje, e gjithë skuadra ka darkuar bashkë në restorantin "Botinero", që është në pronësi të dy ish futbollistëve zikaltër Javier Zanetti dhe Esteban Cambiasso.

Fillimisht ishte Lukas Podolski që publikoi foton e parë me dixhiturën "Mangia che ti fa bene" (Ha se të bën mirë", më pas ishte vetë klubi që publikoi foto të tjera.

Në tavolinë shihen Podolski, Shaqiri, Icardi, Medel, Campagnaro, Carrizo, Palacio dhe Hernanes. Ndërsa nuk munguan as Manci me të gjithë stafin teknik si dhe drejtuesit Piero Ausilio dhe Javier Zanetti. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori