Zvicra ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Islandës me rezultatin 1-2 në stadiumin "Laugardalsvöllur", e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Zviceranët ishin më kërkuese në pjesën e parë, edhe pse nuk arritën të shënonin patën disa raste të mira por që nuk i shfrytëzuan si duhet.
Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Zvicrën dhe të goli i parë arritën në
minutën e 51’të, ku Granit Xhaka
bëri një asist për Haris Seferovic që shënoi për golin e parë.
Shqiptarët ishin protagonistë edhe në golin e dytë të Zvicrës. Në
minutën e 66', Shaqiri
bëri një krosim për Lang, i cili shënoi golin e dytë.
Por Islanda pas shumë insistimeve arriti që të ngushtoi epërsinë në
minutën e 80' me një gol të bukur nga Alfred Finnbogason. Islanda ishte shumë afër për ta barazuar rezultatin në minutat e fundit, sidomos në
minutën e 85 ku mbrojtësit zviceran largojnë nga vija fatale e portës topin.
Me këtë fitore Zvicra arrinë në kuotën e gjashtë pikë nga 3 ndeshje të zhvilluar. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2018,
ora 23:00