Shaqiri mirëpret Guardiolën: Do bind trajnerin se jam i rëndësishëm
Kalimi i Pep Guardiolës tek Bayern Munich është mirëpritur edhe nga Xherdan Shaqiri. Mesfushori nga Kosova është shprehur se me lojën e tij do të tentojë të fitojë respektin e Guardiolës.


“Unë do të mundohem t’i dëshmoj trajnerit se nuk jam nga ata që vetëm duan të jenë këtu. Por, dua t’i tregoj se qëllim im është të luaj dhe të vendos ne ndeshje”, ka thënë Shaqiri.

Sipas tij suksesi i tij me Barcelonën është fantastik.

"Natyrisht dua ta bind atë se jam i rëndësishëm në planifikimet e tij", ka theksuar Shaqiri. Lojtari ka folur edhe për largimin e tij nga Baseli për t’iu bashkuar ekipit bavarez.

“Jam larguar në kohën e duhur. Në aspektin sportiv kam ndërmarrë një hap. Falënderimet nuk më vlerësojnë shumë, vërtet nuk i dëgjoj”, ka përfunduar ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2013, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori