Shaqiri ndërron mendje, shkon te Liverpool?
Liverpooli duket se e ka kaluar Interin në garën për shërbimet e Xherdan Shaqirit. Klubi nga "Anfield Road" ka ofruar 2 milionë euro për huazimin e shqiptarit të Bayern Munchen deri në fund të sezonit dhe më pas blerjen e plotë të tij duke paguar edhe 10 milionë të tjerë.

Paga më e larta duket se i ka prishur mendjen Shaqirit. Sipas medieve angleze, Liverpool ka ofruar një pagë javore 10 mijë paundë më të lartë se zikaltrit.

Shaqiri do të largohet nga Bayern Munchen brenda merkatos së janarit. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori