Shaqiri një hap larg Interit, së shpejti takimi mes klubeve
Lukas Podolski është pjesë zyrtare e Interit tashmë dhe do të jetë në stol në sfidën e sotme kundër Juventusit, ndaj dhe Interi i ka fokusuar të gjitha forcat te Xherdan Shaqiri, ndërkohë që po mbahet nën vëzhgim edhe Ezequiel Lavezzi.

Sipas asaj që shkruan "Calciomercato", akordi me Shaqirin është vetëm një hap larg: Interi ka gati një kontratë 4,5 vjeçare, ndërsa pritet vetëm "po"-ja e Bayern Munchen me drejtuesit e së cilit zikaltrit do të takohen nesër ose pasnesër duke ofruar 2 milionë euro për huazimin e tij dhe 15 milionë të tjera për blerjen e plotë në fund të sezonit.

Ndërkohë pas Shaqirit qëndron edhe Liverpool. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori