Shaqiri: Nuk jemi robotë që të fitojmë të gjitha ndeshjet
Futbollisti kosovar thotë se Liverpooli nuk mund të jetë superior në çdo ndeshje, por beson se “Reds” mund ta fitojnë titullin
Xherdan Shaqiri thotë se Liverpooli “nuk është robot”, por beson se “Reds” kanë lojtarë të mjaftueshëm që mund t’i vendosin ndeshjet.

“Ne nuk jemi robotë dhe ndonjëherë mund të mos i kemi ditët më të mira, kjo është normale. Mirëpo, edhe në ditë të këqija, mund t’i fitosh ndeshjet me momente individësh”, ka thënë fillimisht Shaqiri.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë fort në stërvitje dhe është mjaft e rëndësishme që këtë punë ta shfaqim në lojë. Më pas, mendoj se kur e bëjmë këtë, kur e plasojmë atë në fushë, jam i sigurt se do të fitojmë shumë ndeshje..

“Ne duhet të jemi të fokusuar, ta kemi mentalitetin që të shkojmë për t’i fituar ndeshjet, të mundohemi ta marrim lidershipin në lojë dhe të prodhojmë performanca të mira. Kjo është gjëja më e rëndësishme për të gjithë futbollistët në fushë. Do të jetë e vështirë megjithatë.

“Ne nuk duam t’i shikojmë klubet tjera, vetëm duhet të merremi me veten. Ne veprojmë kështu lojë pas loje, mundohemi t’i fitojmë ndeshjet, të jemi të suksesshëm.

“Ne punojmë fort çdo ditë dhe zbavitemi së bashku. Kjo është mjaft e rëndësishme në ushtrime, që ta shijojmë kohën që punojmë së bashku. Më pas, ne shkojmë në lojë për t’u munduar t’i fitojmë ato, duke tentuar të bëjmë performanca të mira.

“Është mjaft e rëndësishme të jemi së bashku si ekip. Kur duam të jemi të suksesshëm, çdo lojtar duhet të japë gjithçka për ekipin. Ne i fitojmë ndeshjet si ekip, i humbim ndeshjet si ekip, gjithçka bëmë së bashku. Është një grup mjaft i mirë, grup zbavitësh lojtarësh. Jam duke e shijuar çdo moment të ushtrimeve me ta, duke u munduar të përmirësohem personalisht dhe duke u munduar ta përmirësoj ekipin”, përfundoi Shaqiri. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2019, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori