Shaqiri nuk përmbahet: Rradhën e ka Franca
Fitorja me Ekuadorin i ka hapur oreksin Xherdan Shaqirit dhe Zvicrës së tij. Shqiptari i Bayern Munchen është shprehur se tani pret ndeshjen me Francën, që është një kundërshtar i fortë, por beson shumë te Kombëtarja e tij.

"Ishte një fitore drithëruese në minutat shtesë. Në pjesën e parë luajtëm dobët, por pastaj… Të premten kemi Francën. Ata janë skuadra favorite e grupit tonë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Por po kaq e vështirë do të jetë edhe për ta. Ne jemi super. Përpara Kupës së Botës kemi mundur Gjermaninë dhe Brazilin. Dimë s’i munden të mëdhatë. Do bëjmë lojën tonë dhe shpresojmë te fitorja", është shprehur ylli i Bayern Munchen.

Zvicër-Francë luhet të premten në ora 21:00. /albeu.com/


Shtuar më 17/06/2014, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori