Shaqiri nuk po luan, Klopp tregon të vërtetën
Xherdan Shaqiri nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2019.
Kosovari ka përfunduar në stol ashtu si në fillim të seozonit kur dhe iu bashkua skuadrës angleze.

Megjithatë për situatën e Shaqirit ka folur vetë trajneri Jurgen Klopp.

Sipas Klopp, Shaqiri ka pasur disa shqetësime të vogla, por tani është mirë dhe nga ndeshja në ndeshje mund të kontribuojë për "Redsat" të cilët kanë humbur kreun e klasifikimit.

"Është ngjashëm edhe për Shaqirin", tha Klopp pasi shpjegoi se Naby Keita nuk po luan shumë edhe për shkak se me tre lojtarë në mesfushë (Henderson, Fabinho e Wijnaldum), nuk ka për të tjerë, e as për Xherdan Shaqirin.

Përveç kësaj, Klopp tha se Shaqiri nuk po luan edhe sepse kishte disa shqetësime kohëve të fundit.

"Ai pati një lëndim të vogël dhe ishte jashtë për ndeshjen me Bournemouth. Kishte gjithashtu një shqetësim në shpin dhe i duhej kohë”.

"Me formacionin që kishim dhe sistematikisht, nuk ishte e vështirë por ne duhet të ndryshojmë pak nëse Shaq luan. Në pesë ndeshjet e fundit nuk e kemi bërë këtë, tani është plotësisht i gatshëm".

Shtuar më 09/03/2019, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori