Shaqiri pushton gazetat në Turqi, transferimi i tij bëhet fakt i kryer tek Galatasary (FOTO LAJM)

Xherdan Shaqiri mund t’i befasojë të gjithë duke u transferuar tek gjiganti turk, Galatasaray.

Rënia nga elita e futbollit anglez e Stoke Cityt ka aktivizuar klauzolën e largimit të Shaqirit për vetëm 14,5 milionë euro.

Por së fundmi fuqishëm në garë është futur edhe gjiganti turk Galatasaray.

Kampionët e Turqisë kanë objektivin kryesor transferimin e Shaqirit gjatë verës pasi synojnë të prezantohen sa më mirë në fazën e grupeve në Champions League.

Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim e pëlqen shumë lojën e Shaqirit dhe ka kërkuar me çdo kusht transferimin e tij.

Në garë për gjilanasin mbeten edhe Tottenham Hotspur, Everton, Southampton, Newcastle United, Huddersfield, Roma, Eintracht Frankfurt, Hoffenheim dhe Borussia Dortmund
Shtuar më 31/05/2018, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori