Në një ditë kur Kosova feston 6-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe kur liderë nga e gjithë bota urojnë shtetin më të ri për ditëlindjen e gjashtë nuk mund të rrinte pa uruar as
ylli i Bayern Munchen, Xherdan
Shaqiri.
Gjilanasi, që luan për kombëtaren e Zvicrës, ka postuar një
foto në profilin e tij zyrtar në Facebook ku uron të gjithë
shqiptarët për këtë ditë të shënuar.
"Urime 6 vjetori i Pavarësisë së Kosovës", shkruan mbi
foto ylli shqiptar i futbollit botëror.
Ajo që bie në sy në
foto është fakti se
Shaqiri nuk zgjedh të urojë me flamurin shtetëror të Kosovës por me atë kombëtar
shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2014,
ora 12:57