Shaqiri: Zemra ime është me “kuqezinjtë”
“Shumë e kom vështirë të luaj ndeshjen që do të vjen me kombin tim me Shqipërinë, edhe nëse fitojmë dhe nëse humbim prapë zemra ime osht kuq e zi”. Këto janë fjalët që tregojnë respektin dhe dashurinë ndaj kombit shqiptar që e ndjen ky djalosh shqiptar me nënshtetësi zvicerane, i cili padyshim është lojtari qe do të lë gjurmë në futbollin europian gjatë viteve e ardhshme.

I cilësuar si “tradhtarë” bashke me koleget tjerë si: vëllezërit Xhaka, Behrami, Xhemaili nga një pjesë e madhe e tifozëve “kuq e zinj”, ai përsëri nëpërmjet rrjetit social Twitter tregon madhështinë e tij prej futbollisti dhe njëherit edhe ndjenjat e tij për kombëtaren tonë duke theksuar se çdoherë ai do jetë “kuq e zinj”, pa marr parasysh rezultatin e takimit emocionues: Zvicër vs Shqipëri, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo ndeshje do ketë një domethënie të veçantë për gjysmën e ekipit helvetik pasiqë 11-shja startuese përbëhet nga 5 shqiptarë dhe njëherit edhe emra të mëdhenj në futbollin europian.

Mllefi i adhuruesve të futbollit shqiptar është i madh pasiqë këto djelmosha nuk janë pjesë e kombëtares por duhet theksuar se secila palë e ka arsyetimin e vet: Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) deklaron se ka dërguar ftesa në adresë të tyre ndërsa futbollistët demantojnë një gjë të tillë dhe fajtori ende mbetet jetim.
Shtuar më 08/09/2012, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori