Shaqiri zyrtarisht në Premier League, kalon testet mjekësore
Stoke City ka arritur marrëveshjen personale me Xherdan Shaqirin për sa i takon termave financiarë. Tani klubi anglez është gati t’i paguajë Interit 13,5 milionë Paund, rreth 19 milionë euro për trasferimin e mesfushorit.

Futbollisti me origjinë shqiptare që përfaqëson Zvicrën kaloi edhe testet mjekësore me klubin e Premier League-s dhe pritet ti shtohet listës së përforcimeve cilësore të klubit, si Afellay, Shay Given, van Ginkel, Glen Johnson apo talentin maroken të Barcelonës, Mohamed El Ouriachi.

Fillimisht u mendua se trajneri i Stoke City, Mark Hughes nuk ishte më i interesuar për 23-vjeçarin. Por, situata ndryshoi me prezencën e Shaqirit në Britania Stadium, për ndeshjen kundër Liverpool.

Kalimi i Shaqirit pritet të realizohet brenda 48 orëve. Vonesa lidhet me faktin se përveç negociatave me Interin, Stoke po konsultohet edhe me Bayern Munchen. /Albe.com/

Shtuar më 10/08/2015, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori