"Shaqiri të largohet nga Liverpool"
Ottmar Hitzfeld e njeh shumë mirë Xherdan Shaqirin, me të cilin kishte punuar në të kaluarën në Kombëtaren e Zvicrës.

Trajneri gjerman ka folur për Shaqirin të cilin e ka këshilluar të largohet nga Liverpooli në ditët e fundit të afatit kalimtar.

“Shaqiri për momentin është në njërën prej skuadrave më të mira në botë. Ai është talent i madh. E kam parë qysh nga koha e Baselit, kur ishte i ri. Kur është futur në skuadrën e parë, e kam ftuar menjëherë në Kombëtare. Atëherë i kishte gati 18 vjet dhe ia kam dhënë rastin. Teknikisht është perfekt: mund ta vendosë lojën i vetëm”, ka thënë 71 vjeçari për “Blues Sport”.

“Në Liverpool nuk është e lehtë të luajë. Aty ka konkurrencë enorme. Është një mëkat për të që s’ka mundur të përshtatet. Shpresoj që ai të ndërrojë ekip, në mënyrë që të luajë rregullisht. Do të kishte sigurisht më shumë gëzime për t’i përjetuar dhe shituar”, ka vazhduar Hitzfeld.
Shtuar më 23/09/2020, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori