SHBA, anullohet maratona e Nju Jorkut
Martona e Nju Jorkut u anullua ditën e shtunë. Organizatorët e kësaj ngjarje sportive vendosën përfundimisht që të tërhiqeshin nga organizimi duke parë situatën jo të përshtatshme pas problemeve që shkaktoi uragani “Sandy”.

”Nuk mund të mbajmë një maratonë, kur gjeneratorët janë duke ngrohur tendat për personat e pastrehë dhe të dëmtuarit e uraganit presin në menca publike për të ngrënë, me shumë prej tyre që kanë disa ditë pa u ushqyer”, deklaroi një prej organizatoreve. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2012, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori