SHBA-Gjermani, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

SHBA (4-2-3-1)
Një duel gjerman. I tillë do të jetë ai i Recifes ku Gjermania e Joachim Low sfidon në një përballje delikate Shtetet e Bashkuara të Amerikës që drejtohen nga Jurgen Klinsmann, njeriu që udhëhoqi teutonët në Botërorin 2006.

Për teknikun e tre herë kampionëve të botës, miqësia mes tij dhe Klinsmann është e hershme dhe shumë e fortë, por nuk do të ndikojë aspak në ndeshjen e fundit të grupit.

Dy skuadrave iu mjafton një barazim për të nxjerrë jashtë loje Ganën dhe Portugalinë dhe kur në drejtimin e dy kombëtareve janë dy ish bashkëpunëtorë çdo gjë është e mundur. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2014, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori