Pas një fillimi ëndrrash me fitoren 2-1 kundër Ganës, vëmendja e amerikanëve është e përqëndruar totalisht tek
Portugalia. Suksesi i dytë në grup, këtë herë me luzitanët do të thotë një vend i sigurt në
raundin tjetër, por Cristiano Ronaldo me shokë gjithashtu e dinë se një rezultat më i keq se barazimi do të ishte fatal.
Pavarësisht të gjitha përllogatitjeve, kur mbeten edhe pak ditë nga sfida në Manaus, trajneri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjermani Jurgen
Klinsmann beson se grupi i tij mund t’i shkaktojë një tjetër zemëratë skuadrës së Paulo Bentos.
"Jemi të përqëndruar te
Portugalia tani. Gana është një histori e të shkuarës. E dinim sa të rëndësishme ishin për ne ato pikë dhe prandaj kemi punuar shumë. Të gjithë e panë që ishte një ndeshje e ndërlikuar, por tani le të mendojmë 100% për Portugalinë. Flasim pa pushim se si mund ta mposhtim këtë ekip me lojtarë të mëdhenj. Eshtë ky objektivi që kemi dhe besojmë se mund t’ia dalim. Me këtë synim do të shkojmë në Manaus, të fitojmë me Portugalinë për të kaluar në
raundin tjetër", ka thënë ish ylli i Gjermanisë.
Eshtë mjaft i vendosur Jurgen
Klinsmann dhe me këto fjalë përpiqet t’u japë zemër amerikanëve, por falë eksperiencës e di se çfarë reagimi pret nga kundërshtarët e radhës.
"
Portugalia ndodhet në një situatë tepër të vështirë pas asaj disfate me Gjermaninë. Kjo e bën edhe më të fortë sfidën për ne, por kështu është Kupa e Botës. Shanset për të fituar nuk na mungojnë. Shpresoj të kualifikohemi që në ndeshjen e radhës. Më mirë se kaq nuk do të kishte", përfundon Klismann. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2014,
ora 16:00