E FUNDIT/ Dështon sërish pretenca për Shullazin dhe ushtarët e tij
Shearer: Mohamed Salah është lojtari më i mirë në Premier League
Pëlqej
Ish legjenda e Newcastle ka zgjedhur makinerinë e golave, Mohamed Salah para Kevin De Bruynes si lojtarin më të mirë të Premier League.

Instikti vrastar para golit i Mohamed Salah pavarësisht se “ende është në garë për këpucën e artë me rivalin e tij Harry Kane”, e ka bindur Alan Shearerin mjaftueshëm për ta zgjedhur sulmuesin e Liverpool si lojtarin më të mirë të Premier Leagues këtë vit.

Javën e kaluar Professional Footballers' Association (PFA) ka shpalosur emrat për këtë çmim ku gjendet sulmuesi i Liverpoolit dhe Kevin De Bruyne – pasi që është një ndër faktorët në fitimin e titullit kampion me Manchester Cityn.

“Askush nuk e kishte parashikuar se ai do të jetë kaq i madh për Liverpoolin kur nënshkroi për ta në verën e kaluar”, tha Shearer.

“Në fakt, shumë nga analistët kishin ngritur vetullat duke thënë se Reds paguan një dështak të Chelsea për 34.3 milionë funte. Por, ai tani është lojtari më i mirë i vitit”.

“De Bruyne ka qenë i mrekullueshëm dhe i tillë ishte edhe kundër Tottenham të shtunën. Por kam kuptuar se sa e vështirë është të shënosh gola në këtë ligë dhe ja pse vota ime shkon te Salah, i cili tani ka 40 gola në të gjitha garat për Liverpool”, përfundoi Shearer.

Lojtari i vitit në Premier Ligë shpallet në fund të sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori