Shehi flet si trajner i Tiranës: Do mundohemi të ngjitemi sa më lart
Orges Shehi u shfaq para mediave, ku foli për herë të parë si trajneri i Tiranës.

"Mendimi për ekipin e Tiranës – Krenar që jam pjesë e klubit më të titulluar në vend. Duke pasur më shumë tituj në vend, presioni rritet. Kemi një rrugë të gjatë për të bërë përpara. Skuadra do të tentojë të ngjitet sa më lart. Hapat t’i marrim avash. Objektivat dihen për të qenë gjithmonë në majë.

Si u bindët për të shkuar te Tirana – Jam pjesë e futbollit prej shumë vitesh. Risku është i madh në këtë profesion. Nuk jam karakter që u shmangem përgjegjësive. E prita me shumë qejf ofertën e Tiranës për emrin që ka dhe kontingjentin aktual. Këto ishin arsyet që erdha këtu.

Shumë 16 pikë për të kapur titullin – 16 pikë është maja. Tani nuk mund të mendojmë për Vllazninë. Shkallë, shkallë ngjitesh lart.

Kundërshtar i Tiranës në të kaluarën– Unë e di që ka tifozët më të zjarrtë në vend, që e jetojnë shumë këtë fanellë. Pak rëndësi ka se ku luajtur. Kam ndërruar 7 ekipe.

Grupi - Kur e merr një ekip në mes sezoni nuk mund të bësh llogari se kush e bëri ekipin dhe kush jo", deklaroi tekniku i ri i bardhebluve.

Shtuar më 27/01/2021, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori