Shehi: Shohim përpara, kthejmë dhimbjen në force
Pëlqej
Intervista e trajnerit të Skënderbeut, Orges Shehi">Shehi, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pasi skuadra korçare u mposht me rezultatin minimal 1-0 në sfidën përballë Kukësit.

Një humbje është gjithmonë e papritur, sa keq ju vjen për këtë rezultat?

Të dhemb, sepse është një humbje që mund ta evitonim. Nuk është se e pësuam nga trysnia e kundërshtarit, por është humbje që dhemb dhe vjen në një moment jo të mirë.

Ky është një moment i vështirë, si mendoni se mund të ngriheni?
Për herë të parë në këtë kampionat vijmë pas 3 ndeshjes pa rezultat pozitiv. Jemi skuadër komplet ndryshe nga vitet e tjera. Futbolli i tillë është, na dhemb sot, por duhet të punojmë që të qeshim nesër.

Çfarë mendimi keni për ndërhyrjen e Teqjas ndaj Ethemit, që solli edhe 11-metërshin?

Sigurisht që është një moment i evitueshëm, por në momentin e parë, duke qenë se kam qenë edhe vet ne ata pozicion, e humbet toruan kur kundërshtari të vë në presion. Kjo ndodh, i ka ndodhur Aldos, por nuk duhet ta kryqëzojmë, thjesht duhet t’i japim kurajo. Për mendimin tim Aldo është portieri më i mirë në Shqipëri.

Mendoni se po vuani te pozicioni i Bregut, Gripshit apo edhe Filit?

Janë të rinj dhe objektivat kur fillojnë dhe ndryshojnë nga fillimi, nga mesi dhe nga përfundimi i fazës së parë, janë pak në presion.

Nuk duhet të bien në presion, ua kam thënë edhe personalisht, ua them dhe këtu në media. Kërkojnë të marrin shumë përsipër dhe nuk dalin te loja e vet. Nuk duhet të bien në presion dhe nuk duhet të ndjehen sikur duhet t’i zgjidhin ata gjithmonë ndeshjet.
Mu duk e lehtë fitorja e Kukësit…

Sa i kënaqur je me sulmin?

Kjo i shkon edhe asaj që thash më parë. Na dhemb shumë, humbëm një ndeshje që nuk duhet ta humbnim. Për sa i përket sulmit, them që pres më shumë nga i gjithë reparti. Ndoshta e gjithë pjesa para që janë të rinj, ndoshta ndjehen në presion dhe nuk janë mësuar akoma të jenë edhe në presion të rezultatit. Duke parë që edhe objektivat pas fazës së parë ndryshuan, ndoshta nuk janë të pjekur për të mbajtur presionin.

Si do ta zgjidhni vazhdimësinë e kësaj situate, duke qenë se janë edhe të rinj?

Është një situatë jo e mirë dhe unë personalisht kam menduar që ta lë skuadrën pushim. Kam menduar që skuadra të jetë pasnesër në Korçë, për të qenë bashkë dhe jo për ta bërë dramatike. Duhet të punojmë dhe jo të mërzitemi më shumë seç duhet, duke humbur masën, pasi fillojmë të hyjmë në humbjen e besimit. Dhimbjen do ta kthejmë në forcë. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2018, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori