Pas largimit të Nevil Dedes, te Tirana janë duke punuar për të gjetur trajnerin e ri që do i besohet drejtimi i
skuadrës.
Mësohet se së fundmi në skenë për të marrë
drejtimin e
Tiranës ka dalë ish-kapiteni i Partizanit, Orges
Shehi, i cili në Superiore ka drejtuar si trajner Kukësin dhe Skënderbeun.
Shehi ka njohje të vjetra me drejtorin e bardhebluve, Tefik Osmani dhe ky i fundit
mësohet ia ka propozuar presidentit Refik Halili.
Përveç Shehit, kandidatë për të marë
drejtimin e
Tiranës janë edhe: Alban Bushi, Skënder Gega dhe Bledar Devolli.
Te Tirana nuk duan të nxitohen për trajnerin e ri, teksa po studiojnë me kujdes alternativat që kanë. Do të jetë vetë presidenti Halili, ai që do të vendosë për “timonierin” e ri të
skuadrës bardheblu.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 14:53